Pas ngjarjeve të fundit të brendshme – politike në Greqi, akuzat në raportin qeveri -opozitë dhe hendeku mes partnerëve të koalicionit në qeveri për shkak të çështjes së emrit, ditëve të fundit Maqedonia është një nga temat kryesore në median greke, përcjell Fol.

“Elefteros tipos”, shkruan se për çështjen e emrit nuk priten zhvillime të konsiderueshme deri para fundit të janarit, për të cilën është planifikuar takimi i dytë i ndërmjetësuesit me negociatorët e të dy vendeve.

“Të gjithë presin të shohin nëse diçka do të dakordohen me Shkupin dhe cili do të jetë propozimi për një emër të veçantë. Në fund të janarit pritet të mbahet takimi i dytë i Metju Nimiç, përfaqësuesi i veçantë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për emrin me përfaqësuesit e Greqisë dhe IRJM-së. Nuk është e përjashtuar mundësia që, Nimetz, të bëjë një propozim konkret për emrin”, shkruan gazeta greke, përcjell Fol, duke përmendur gjasat që në Maqedoni, vendimi të shkojë në referendum. /Fol/