Negociatori i OKB-së në bisedimet për emrin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Metju Nimic në intervistë për televizionin nacional grek “ERT” thotë se nuk ka propozim të ri për emrin dhe në takimin e ri të caktuar më 17 Janar në New York do të del me propozim-ide për të cilat është diskutuar në të kaluarën, transmeton Zhurnal.

“Ekziston moment pozitiv në Shkup, thotë Nimic, duke shtuar se Qeveria e re në Shkup është shumë e interesuar të zgjidhë këtë çështje” njofton raportuesi i MIA në Athinë.

Negociatori Nimic, po ashtu mendon se edhe Qeveria greke ka pranuar që kjo është hap i rëndësishëm për politikën e jashtme të Greqisë në regjion, të gjejë zgjidhje, për këtë çështje shumë vjeçare.

“Prej këtyre aspekteve ekziston moment pozitiv ndërmjet këtyre dy vendeve. Mendoj se qytetarët e të dyja vendeve ndoshta janë të përgatitur që të dëgjojnë solucione, që janë në interes të përbashkët dhe me interes nacional, por gjithashtu ka edhe kompromis të caktuar që kjo të zgjidhjet” tha Nimic.