Pas dy orësh në stacionin policer në Autokomandë, Aleksandar Vasilevski – Ninxha është lënë i lirë.

Në një deklarët për Tv 24 thotë se ka qenë rastësisht i ndaluar derisa ka shetitur me veturë me shokun e tij, Bllazhe Petrovski, i punësuar në Drejtorinë e Gjashtë. Thotë se e kanë legjitimuar “Alfat” dhe i kanë kërkuar letërnjoftim, e kanë kontrolluar mos ka ndonjë gjë të dyshimtë.

Pastaj e kanë vendosur në një automjet të veçantë policer, është dërguar në stacionin policer, kurse se çfarë ka ndodhur me Petrovskin nuk di asgjë. Ai nuk e dinë as edhe nëse Petrovski ka pasur me vete pistoletë siç fillimisht u informua.