Portali ”Fol” mëson se, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ditën e martë në ora 10:30 do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi në mes dy liderëve, do të zhvillohet në Shkup. Nuk bëhet e ditur se cila do të jetë tema e takimit, mirëpo me gjasë zhvillimet politike dhe aktualiteti politik në Maqedoni, do të jetë në agjendën e takimit. /Fol/