(E plotësuar) Ka filluar inaugurimi i presidentit të ri, Hashim Thaçi.
Jahjaga e Thaçi janë duke ardhur nga objekti i Presidencës për të vendi ku janë mbledhur mysafirët.
 
 
————————————————————— 
Skena bëhet gati për presidentin Thaçi
 
Kanë mbetur edhe pak minuta deri në inaugurimin e presidentit të ri, Hashim Thaçi. 
Në sheshin “Skënderbeu” është përgatitur vendi për inaugurimin e presidentit të ri. 
Në këtë ceremoni që zyrtarisht fillon në ora 11:00, do të marrin pjesë presidentë shtetesh, kryeministra, ministra e zyrtarë të tjerë të shteteve dhe institucioneve të ndryshme ndërkombëtare. Gjithashtu, do të marrin pjesë kori diplomatik i akredituar në vendin tonë, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare e vendore dhe miq të shumtë të Kosovës.
Është hera e parë që po bëhet një pranim-dorëzim detyre nga një president te presidenti tjetër. 
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë të enjten betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke filluar zyrtarisht mandatin pesëvjeçar të presidentit. 
Pas betimit, presidenti Thaçi para deputetëve ka thënë se ky është një moment i krenarisë, i përgjegjësisë dhe moment i veçantë në jetën tij.