Gjykata e Nishit ka marrë vendimin për të lënë në paraburgim prej 30 ditësh, drejtorin e policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçin. Lajmin e ka bërë të ditur një burim i “KosovaPress”-it.

Drejtori i arrestuar i policisë ishte kthyer më herët sërish në Nish.

Prokuroria Speciale në Beograd kishte vendosur gjatë ditës që çështjen e Nehat Thaçit ta rikthente në kompetencë të gjykatës dhe prokurorisë së Nishit.

Sipas zëdhënësit të prokurorisë, Vladimir Stojanoviç, vendimi është marrë këtë të premte dhe Thaçi është ridërguar në Nish, për të cilin vendimi është marrë pak pas orës 8 të mbrëmjes.

Drejtori i policisë për rajonin jugor të Mitrovicës është arrestuar të enjten nga Policia e Serbisë, nën dyshimin për terrorizëm.