Një shtetas britanik është arrestuar dje pasdite për shkak të lëvizjes së paautorizuar në qarkun e kazermës “Ilinden” në Shkup, kumtoi MPB, përcjell Fol.

Pas arrestimit nga policia ushtarake, është vërtetuar se bëhet fjalë për K.R.Xh. (39) nga New Castle, Britania e Madhe.

Ai dyshohet për vepër të kryer penale ”hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake dhe bërje e skicave ose vizatimeve në objekte ushtarake dhe mjete luftarake”. /Fol/