Organizata joqeveritare Eco Guerila, sot ka publikuar raportin për Transparencë të Munguar, ku në pah është vënë vetëm komuna e Tetovës dhe tre kryetarët e saj që nga viti 2008 e deri më sot. Informacionet janë marrë nga Ministria e Financave të Maqedonisë, përcjell Fol.

Në publikimin e tyre thuhet “Në vijim, për herë të parë ju prezantojmë tabelën sesi janë harxhuar milionat e qytetarëve të Tetovës, edhe atë vetëm për kontrata në vepër nga viti 2008 deri më 2016. Kjo është pika e parë e “5 përkushtimeve për tetovarët” që u nënshkrua dje nga një pjesë e kandidatëve për kryetarë të komunës së Tetovës me Lëvizjen Eco Guerilla. Në ditët në vijim do të kemi edhe publikime tjera krahasuese me numra lidhur me pikat tjera. /Fol/