Khabib Nurmagomedov do të përballet pas pak me Conor McGregor në Las Vegas për të mbrojtur titullin e peshës së lehtë në UFC.

Për irlandezin kemi folur shpesh herë dhe për shumicën nga ne, ai është një profil i njohur.

Por, kur është Nurgmagomedov?

Nurgmagomedov është kampioni në fuqi i divizionit të peshave të lehta në UFC dhe nofka e tij është ‘Shqiponja’. Deri më tani ai është i pamposhtur, nga 26 përballje nuk ka asnjë humbje.

Është 30 vjeçar (dy muaj më i ri McGregor) dhe vjen nga Rusia, por i lindur në fshatin Sildi, Dagestan.

Nurmagomedov është rusi dhe myslimani i parë që ka fituar një titull në histori të UFC dhe kështu profili i tij ka pasur një rritje të madhe në vitet e fundit (posaçërisht pas fitoreve ndaj Edson Barboza dhe Al Iaquinta).

Ai është favorit për të fituar edhe ndaj irlandezit, por për një moment të lëmë anash përballjen e tij të ardhshme në oktagon (tetëkëndësh) dhe të fokusohemi për pak te jeta e tij.

Dëshirën për t’u stërvitur në sportin e artëve të përziera marciale e ka trashëguar nga babi i tij që ishte një mundës në vitet e rinisë.

Ai është një mysliman sunit i devotshëm, një njeri që respekton familjarët e tij dhe nuk harron asnjëherë prejardhjen, pavarësisht se në profesioni i tij zhvillohet në Amerikë.

Nurmagomedov konsiderohet hero në fshatin e tij të lindjes në Dagestan, të gjithë e dua dhe luten për sukseset e tij, këtë e tregon me emocione dhe një grua e moshua nga fshati i tij.

Më sipër keni videon e plotë nga dita e Fitër Bajramit në fshatin e tij të lindjes, ku ai vizion të gjithë fshatarët e tij, teksa ata flasin me shumë dashuri dhe emocione për njeriun e tyre.