Tre persona janë vrarë në një sulm me thikë në qytetin francez të Nicës, bën të ditur policia.

Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi tha se gjithçka tregonte se ishte një sulm terrorist në zemër të bazilikës së Notre-Dame.

Policia thotë se një gruaje i është prerë koka në sulm dhe Estrosi foli për islamo-fashizëm. I dyshuari është arrestuar pak pas sulmit.

Prokurorët kombëtar të Francës anti-terror hapën një hetim vrasjeje.

Kryetari i bashkisë u tha gazetarëve se i dyshuari kishte “përsëritur pafundësisht ‘Allahu Akbar’ (Zoti është më i madhi) kur ai po trajtohej në vendin e ngjarjes”.

Estrosi tha se një nga të vrarët ishte kujdestari në bazilikë.