Një video amatore e publikuar së fundmi në internet, shfaq një rrahje masive që kishte ndodhur në mes të një rruge, ku një grup fëmijësh rrahin brutalisht një burrë.

Videoja e filmuar me telefon mobil nga një kalimtar rasti, tregon se si 51-vjeçari qëndron i shtrirë në rrugë derisa një grup të rinjsh e godasin pamëshirshëm.

Viktima shihet këmbëzbathur ku të paktën tre të rinj e godasin në të gjitha pjesët e trupit, duke përfshirë edhe një djalë shumë të ri që në një moment ia dëmton edhe veturën.

Ndërsa pranë tyre shihen edhe dy gra të cilat mundohen ta ndihmojnë viktimën dhe ta qetësojnë situatën.

Policia është duke hetuar rastin që kishte ndodhur në qytetin Lake Macquarie në Australi, ndërsa nuk pranuan të japin detajet se cili ishte motivi që qoi në këtë sulm brutal.