Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski dje në polici ka denoncuar se një punonjës në administratë i ka ndryshuar bravat e hapësirave të arkivit dhe të komisionit për furnizime publike, përcjell Fol.

”Dje në orën 14:10, Stevço Jakimovski, ka denoncuar se A.Z. i punësuar në administratën e komunës, pa asnjë autorizim dhe njohuri i ka marrë çelësat nga hapësirat e arkivit dhe komisionit për furnizime publike dhe gjatë 24 orëve të fundit, në mënyrë të paautorizuar i ka ndryshuar bravat, për ç’arsye administrata komunale nuk ka qasje deri te arkivi dhe komisioni për furnizime publike të komunës”, kumtoi MPB. /Fol/