Një person e ka humbur jetën, në njërin nga plot 40 aksidente të regjistruara në fundjavë në Shkup.

Ndërsa në dy aksidente me lëndime më të rënda kanë kaluar tre persona dhe 19 persona të tjerë kanë marrë dëmtime më të lehta. Kurse në 18 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga MPB-ja informojnë se në tre ditët e fundit, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. /Fol/