“Tuttosport” dhe konkretisht gazetari Rafaele Auriema sqaron situatën në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit kuqezi të Napolit, Elseid Hysaj, duke pohuar se një klub i madh evropian është gati të paguajë klauzolën e tij:

“I marrë nga Napoli në verën e vitit 2015 për 5 milionë euro, sot titullar dhe me një klauzolë prej 50 milionë eurosh për prishjen e kontratës. Klauzolë e vlefshme deri më 15 korrik. Dhe agjenti i tij, Mario Xhufredi, prej kohësh ia ka komunikuar këtë fakt drejtorit sportiv të Napolit, Xhuntolit. Një klub i madh evropian është gati të investojë për shqiptar dhe ta paguajë këtë shifër të lartë”, – shkuan Auriema për mbrojtësin e djathtë të Kombëtares.

Rmri i Hysajt është përmendur shpesh si përforcim i mundshëm i Bajernit të Mynihut, i Barcelonës apo edhe Çelsit, por gazetari në këtë rast nuk përmend asnjë emër.