Ministria i Shëndetësisë prezantoi një linjë të re telefonike për komunikim të drejtpërdrejtë të qytetarëve me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari përmes aplikacioneve Viber dhe Whatsapp.
Duke filluar prej sot, linja telefonike është në funksion 071/349999 në të cilën qytetarët përmes mesazheve elektronike mund të drejtohen tek ministri për çdo ide, sugjerim, lëvdatë ose për parregullësi, përpjekje për korrupcion dhe tjera parregullësi me të cilat janë ndeshur në funksionimin e sistemit shëndetësor.

Deklarata e Ministrit:
Të dashur miq,
Duke filluar prej sot, vihet në funksion linja telefonike 071/349999 në të cilën qytetarët, përmes mesazheve elektronike në Whatsapp dhe Viber mund të drejtohen për çdo ide, sugjerim, lëvdatë ose për parregullësi, përpjekje për korrupcion dhe tjera parregullësi me të cilat janë ndeshur në funksionimin e sistemit shëndetësor.
Qëllimi i #PërshëndetjeTaravari është që personalisht t’i dëgjoj mendimet dhe përvojat e qytetarëve në sistemin shëndetësor dhe bashkarisht ta ndryshojmë perceptimin për shëndetësinë tonë.

Dr. Arben Taravari