Edhe Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se do të votojë “për”shkarkimin e prokurorit Marko Zvërlevski. Deputeti i kësaj partie, Syrja Rushidi tha se Zvërlevski është kryefjala e gjyqësorit të politizuar në Maqedoni.

Jemi angazhuar për angazhuar për një gjyqësi të pavarur, të drejtë, të pakontrolluar, të depolitizuar, të dekriminalizuar. Gjithsesi se kryefjala e krejt kësaj gjyqësie është Kryeprokurori Publik që do të thotë se ne do të mbështesim çdo iniciativë për shkarkimin e kryeprokurorit– tha Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërsa nga VMRO – DPMNE-ja vetëm thanë se Prokurori Publik Marko Zvërlevski ishte ai i cili e hetoi kryeministrin e tanishëm Zoran Zaev në rastin “Mit marrje” dhe për këtë arsye Zaev dëshiron që sa më shpejt ta ndërrojë nga pozita e Prokurorit Publik. Javën e kaluar Këshilli i Prokurorëve publik me shumicë votash votoi për shkarkimin e Prokurorit Publik Marko Zvërlevski i cili vendim më vonë u miratua edhe nga Qeveria. Mbetet që kryeparlamentari Talat Xhaferi të caktoi seancë për rastin e Zvërlevskit nuk të cilën mund të jetë i pranishëm edhe vetë ai. Për zëvendësimin e tij është e nevojshme shumicë e thjeshtë, ose më saktë 61 e deputetë.