Në ditën e Fitër Bajramit, fill pas faljes së namazit, ish-reisi veç të tjerash do të deklarojë: “Nga ky moment e shpalli të vdekur Korona Virusin, Kovid-19”! Kohëve të fundit po raportohet se ka disa imamë të infektuar, një mufti dhe nëpunës të tjerë brenda BFI-së.
Në territorin e Myftinisë së Kërçovës, përveç që u mbyllën gati të gjitha xhamitë, siç njohton portali maqedonas MKD.mk, Myftiu i kësaj Myftinie, Murat Hyseini është i infektuar me Covid-19. Po ashtu, sipas këtij portali, në shërim shtëpiak është edhe shefi i ri i kabinetit të u.d.Shaqir Fetait, Selver Xhemaili. Këta të dy të infektuar (dhe jo vetëm) kanë pritur dhe përcjellë këto ditë mjaft delegacione, madje të fundit kanë qenë delegacioni nga Bashkësia Fetare Islame e Kosovës në krye me Kryemiftiun Naim Tërnava.
Do të ishte shumë korrekte nga ana e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së që sa më shpejt të dalin me një njohtim deri te simotra e saj në Kosovë por edhe të njohtonin opinionin e gjërë për një mbyllje të Institucionit si shkas i vetëizolimit të “rijasetit” deri në rezultatet e testeve të dyta për Korona Virus.
Fatkeqësisht, anëtarë të Rijasetit janë të gjithë Myftinjtë, të cilët jo njëherë janë mbledhur këto ditë, madje, disa nga myftinjtë kanë pasur edhe takime me imamët e myftinive përkatëse. Ndërhyrja dhe masat e nevojshme në këtë Institucion janë më se të nevojshme.