rsz_qenanNga Qenan Aliu

Miq të dashur

Edhe Rapsodët me këngët e tyre nuk të lënë të rrish pak orë larg politikës. Ata këndojnë për vuajtjet e kombit por edhe për fitoret . Ata këndojn për herojtë,dëshmorët e lirisë e të Pavarësisë. Këndojnë këngë të bukura lirike, këngë të vjetra që ta qetësojnë shpirtin.Sepse nuk kanë thën kot, =kënga keq nuk mendon=. Një ndeje me miqt e mi mërgimtarë në një gjelbërim më bëri të jem edhe i mërzitur. Miqt e mi Rapsod, SEVDI MALSIA, DAN GLLUMOVA dhe NUSRET HOXHA kishin në përpunim një tekst të mrekullueshëm për GURBETIN,ajo i bënte që mërgimtari të qaj për vendlindjen e për prindët, ajo me një fjalë i bënte që ata kurrë të mos e harojnë vendin ku kanë lindë. Gurbeti plaga që ndoshta kurrë ska për tu shëruar me këtë trend të globalizimit, por Rapsodët ate do kurojnë nga pak me këngët e tyre. Ja një foto,që unë nuk e praktikoj për tu eksponuar në privatësi ,por miqt e mi e meritojnë të ndaj një kujtim me ta për botën e internetit.