Një person është futur dhunshëm me veturën e tij brenda oborrit të Kuvendit të Serbisë.

“Kurir” raporton se i dyshuari ka thyer rrethojat e legjislativit me automjetin e tij dhe ka filluar të bërtasë, transmeton Indeksonline

Sipas dëshmitarëve okularë, pasi theu gardhin, personi doli nga automjeti, bërtiti dhe më pas filloi të ikte.

Ai u arrestua përtej rrugës nga Kuvendi.

Oficerët e policisë në detyrë, të cilët sigurojnë Kuvendin, kontrolluan nëse kishte në automjet eksploziv.