Dy shtete, në të cilat jeton një popull, që flet një gjuhë. Kështu zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, e sheh Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke folur në Televizionin nacional bullgar ai tha se politikanët e Shkupit po besojnë se mund të hyjnë në Bashkimin Evropian me politikat e vjetra të kominternit jugosllav, e nga kjo pozitë më pas normat e tyre t’i imponojnë Bullgarisë.

“Sa i përket të ashtuquajturit “minoritet maqedonas”, përfshirë edhe pretendimin e palogjikshëm se popullsia në rajonin e Bllagoevgradit ta mësojë të ashtuquajturën gjuhë maqedonase që është krijuar në vitin ’45 dhe fatkeqësisht absurde të tilla mund të ekzistojnë vetëm në trurin e Kominternit, e fatkeqësisht elita politike në Maqedoni është prodhim e asaj ideologjike kominterno-jugosllave të antibullgarizmit”, tha Krasimir Karakaçanov, zëvendëskryeministër i Bullgarisë.

Bullgaria insiston që Republika e Maqedonisë së Veriut ta zbatojë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, tha Karaçanov, duke shtuar vendi i tij çdoherë e ka ndihmuar Maqedoninë.

“Ne të parët i njohëm, i ndihmuam financiarisht, i ndihmuam edhe ushtarakisht gjatë embargos jugosllave. Presim raport kolegial, por morëm lojëra prapa skenave”, theksoi Karakaçanov.