Televizioni Telma informon se Klinika Infektive në Shkup gjendet nën sigurim të shtuar të policisë speciale. Sipas burimeve në këtë spital është sjellur një pjesëtar i Grupit të Kumanovës. Ai është shtetas i Maqedonisë së Veriut i dënuar për përkrahje logjistike ndaj grupit.

Nga drejtoria e burgut kanë konfirmuar se një kumanovar i dënuar te rasti Lagja e Trimave është dërguar nga burgu i Shutkës në klinikën Nënë Tereza, sepse është infektuar me Covid dhe si pasojë ka marë pneumoni, shkruan Zhurnal.mk. Sipas drejtorisë, gjendja e tij tani është stabile.

Nuk kanë informata se si është infektuar sepse por ai ka pasur të drejtë të pranojë vizita.