Një tërmet me intensitet prej 5,1 ballësh sipas Rihterit mbrëmë e goditi pjesën jugperëndimore të Turqisë, njoftoi Instituti sizmologjik i Turqisë.

Epiqendra ndodhet në rajonin Arçilar -Ula, në juglindje të provincës Mugla në bregun e Detit Egje, në 18 kilometra në lindje të qytetit Ula dhe në 23 kilometra në lindje të qytetit Mugla.

Tani për tani nuk ka informacione për viktima eventuale dhe dëme të shkaktuara materiale.