Një truk që të ndihmon për të qëruar më shpejt dhe më mirë patatet vjen nga Foody Tube, një përdorues që i poston shpesh teknikat edhe në YouTube. Këtë herë, është zbuluar një truk i mrekullueshëm që të ndihmon në qërimin e patateve. Në vend që të rrish për minuta të tëra duke qëruar patatet, me këtë mënyrë mund ta zgjidhësh menjëherë problemin e pastrimit të patateve. Duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, por e di çfarë? Funksionon.

Përdor një thikë të mprehtë, çaje të gjithë lëkurën në qendër të patates duke bërë një rreth. Bëje këtë shpejt duke mbajtur pataten me njërën dorë dhe thikën me dorën tjetër.

Pasi të kesh vepruar kështu me të gjitha patatet, hidhi në një tenxhere me ujë të ftohtë (mbuloji me të paktën 1/2 litër ujë). Lëri patatet të ziejnë për disa minuta derisa të thithin ujin në tenxhere. Sapo të jetë ftohur, kape pataten në skaje, në çdo anë të vijës së krijuar me thikë.

Dhe voila – lëkura e patates rrëshqet me lehtësi. Jo vetëm që e bën më të shpejtë procesin e pastrimit të patateve dhe gati për të bërë purenë, por gjithashtu e bën pastrimin shumë më pak stresues.

Sapo të provosh këtë metodë gatimi, ndoshta nuk do të kthehesh më kurrë te pastrimi me thikë. Përveç të tjerave, kjo është mënyrë me shëndetshme për gatimin e patateve.