Për momentin, po zhvillohet një aksion i madh policor, kundër trafikut të drogës në Shkup dhe në rrethinat e saj.

Operacioni zhvillohet në Shkup, në dy vende në Haraçinë, si dhe në 6 lokacione në fshatin Singjelik, njofton TetovaSot.

Aksioni po zhvillohet pranë marketit Dardania, dhe nga të dhënat jozyrtare bëhet e ditur se në mesin e të arrestuarve janë Ibrahim Jahja, Bekim Jahja dhe 7-8 persona tjerë.

Ky operacion po zhvillohet në kuadër të Sektorit për Krim të Organizuar dhe Njësitit të Ndërhyrjes së Shpejt të MPB-së së Shkupit./TS