Norvegjia është bërë vendi i parë në botë që ka ruajtur pyjet dhe nuk vuan nga shpyllëzimi.

Norvegjia financon projektet e ruajtjes së pyjeve në mbarë botën dhe gjithashtu mbështet programet e të drejtave të njeriut për komunitetet pyjore, përcjell albeu.com/

Nils Hermann Ranum, kreu i Politikave dhe Fushatës në Fondacionin e Rainforest Norëay, tha në një deklaratë: “Kjo është një fitore e rëndësishme në luftën për të mbrojtur pyjet. Gjatë disa viteve të fundit, një numër i kompanive janë zotuar të ndërpresin prokurimin e mallrave që mund të lidhen me shkatërrimin e pyjeve.

Komiteti i deputetëve gjithashtu bëri thirrje që qeveria të mbrojë biodiversitetin duke zhvilluar një politikë të veçantë dhe përmes investimeve të bëra nga Menaxhimi i Investimeve të Bankës Norges.