Ndërmarrja Publike ‘Rrugët e Maqedonisë’ planifikon që sivjet të mbledhë 48.7 milionë euro nga pikëpagesat, që është rreth katër milionë më shumë nga planifikimi i vitit të kaluar.

Se sa para janë mbledhur gjatë vitit 2019 ende nuk është bërë e ditur, por sipas të dhënave të fundit thuhet se vetëm në gjysmën e parë janë mbledhur 18.2 milionë euro.

Nga regjistrimi i automjetit, kjo ndërmarrje publike planifikon të mbledhë 28.4 milionë euro, apo pak më shumë nga plani i vitit të kaluar.

Programi investues i ndërmarrjes është 195 milionë euro ndërsa këto para janë për ndërtim, rikonstruim dhe mirëmbajtje të rrugëve.