Këto fletushka “Mobipay” të vendosura nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik për mënyrën e pagesës përmes celularit janë vendosur nëpër autobusë. Por ka qytetarë që ankohen se nuk e kanë të qartë.

 

“Po duhet të jenë në dy gjuhësi, po është vetëm në gjuhën maqedonase por duhet të jetë edhe në gjuhën shqipe”.

 

“Po duhet të gjithë ta kuptojnë jo vetëm shoferi, aj duhet të vozis jo tu tregoj udhëtarëve se çfarë shkruan në ato letra“, thonë qytetarët.

Sipas fletushkave të shpërndara, kjo mënyrë e pagesës bëhet përmes telefonit celular dhe nëse jeni përdoruesi i rrjetit të t-mobile. Ndërsa për të vërtetuar se a është funksionale kjo metodë e re, ne e provuam që ta kryejmë pagesën.

Nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik nuk ka përgjigje se kur do të aplikohet kjo mënyrë e pagesës, dhe se fletushkat a do të jenë edhe në gjuhë tjera, sidomos në gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare që aplikohet në nivel të Qytetit të Shkupit.

Pagesa e biletave në autobus përmes aplikacionit “mobipay” ende nuk ka filluar. Fletushkat të cilët i pamë në autobus janë vetëm në gjuhën maqedonase. Ndërsa nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik nuk informojnë se a do të vendosin fletushka në gjuhët tjera.

Qytetarët presin që të aplikohet kjo metodë e re e pagesës, e cila po promovohet në faqen e NQP-së. Mobipay “izi” deri në 300 denarë dhe Mobipay standard deri në 1000 denarë janë disa shërbimet që mund të shfrytëzohen, përmes celularit.