Edhe pse dikur kundërshtar, për lideri e PDSH-së, Menduh Thaçin hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, është vendim i duhur.

“E vërteta më e madhe, së paku ashtu duket në opinion, se nga gjithë pjesëmarrësit në Qeveri, unë dukem më i dobëti, sepse kam më pak interesa. Por ishte vendim i mirë dhe i duhur për ta mbajtur në këmbë këtë Qeveri. Nuk është lehtë… Na pyeti një funksionarë na tha sa ministra shqiptarë janë në Qeveri? Unë edhe Aliu (Ali Ahmeti – lideri i BDI-së) nuk e dinim, kjo ishte para se të hyjë Aleanca (Aleanca për Shqiptarët) në Qeveri”, tha Thaçi në ClickPlus në TV21.

Shtoi se bisedimet janë zhvilluar ndërmjet liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ASh-së, më pas është përfshirë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski. Zbulon se në fillim nuk ishte në plan që të largohet Alternativa.

“Mund të them planifikim, sepse bisedat me Aleancën më shumë i ka zhvilluar Aliu (Ali Ahmeti – lideri i BDI-së), pastaj i është bashkëngjitur kryeministri dhe takimi ynë në Tiranë ishte formal, çështjet ishin kryer më parë. Paraqitja e Grupit të zjarrit, e solli në pozitë të palakueshme BDI-në, sepse ia humbi potencën politike… Në fund kur është përmbyllur matematika, sinqerisht ta them se nuk ka qenë në plan të largohet Alternativa”, tha më tej Thaçi.