Fotografia e ish kryeministrit anglez Cameron teksa udhëtonte me metro, me siguri ka çuditur jo pak shqiptarët, por kurrsesi anglezët të cilët e dinë mirë se të zgjedhurit e popullit, duhet të jenë modestë dhe aspak arrogantë dhe mendjemëdhenj në mënyrën e jetesës. Ndërkohë në Shqipërinë tonë të varfër, po të shkosh në Parlament, është sikur je tek koncesionari i makinave tipi i fundit. Kështu ngjan oborri i Parlamentit, plot me makina super luksoze të cilat sfilojnë duke i bërë karshillëk një realiteti që flet për standarte jetese shumë të ulëta. Sipas INSTAT, në vitin 2016, shqiptarët jetonin mesatarisht me 4 dollarë në ditë për frymë.