Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, Xhamail Saiti sot i promovoi protokollet e Gjykatës Penale dhe Civile në Shkup.

Siç potencoi ai, në Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte që gjykimet të zbatohen online për shkak të mungesës së pajisjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në radhë të parë pengesë janë ligjet, posaçërisht procedura penale dhe është e domosdoshme përshtatja e tyre. Mendoj se edhe gjykatat nuk kanë pajisje teknike për të zbatuar gjykime duke përdorur internet teknologjinë”, theksoi Saiti.

Ndrysje, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq më herët deklaroi se duhet të ketë gjykime online për shkak të pandemisë dhe nëse këtë mund ta bëjë sistemi arsimor, të njëjtën mund ta bëjë edhe gjyqësia.