Edhe këtë vit nuk do të ketë regjistrim të studentëve të rinj në degët e disperzuara të Universitetit Shtetëror të Tetovës, njoftoi prorektori për Arsim në USHT, Reshat Qahili.

Ai gjithashtu bëri të ditur se USHT, sot ka hapur konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/18, nga i cili janë paraparë 4 000 vende të lira për studentët e rinj.

Qahili, me rastin e fillimit të afatit të parë të regjistrimit u shpreh i kënaqur nga interesimi i maturantëve për regjistrim në këtë universitet. Ai po ashtu bëri të ditur se regjistrimi do zgjasë deri të premten dhe rezultatet do të shpallen ditën e hënë. /SHENJA/