Talenti kosovar, Kamer Qaka që luan në ligën elite të Norvegjisë me skuadrën e Kristiansund, nuk ka marr ftesë nga Kombëtarja e Norvegjisë U21.

Qaka i lindur në Kosovë, por i larguar nga vendlindja për në Norvegji, ka pasur një sezon fantastik në Divizionin e parë, kështu ai kishte shpresa të mëdha për t’u bërë pjesë e Kombëtares norvegjeze, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë trajneri, Leif Gunnar nuk e ftoi atë në ndeshjet e Norvegjisë U21. Kjo është një mundësi e artë  për 21-vjeçarin që një ditë të zgjedh Kombëtaren e Kosovës apo edhe atë të Shqipërisë.

Kamer Qaka më parë ka luajtur për Kombëtaren e Norvegjisë në grup moshat (U15, U16, U17, U18 dhe U19), por në momentin më të mirë të karrierës ku edhe fitoi çmimin e lojtarit të vitit, ai nuk u ftua për në ndeshjet e playoffit në Kampionatin U21./IndeksOnline/