Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi NUK ka nënshkruar DEKRETIN për shpalljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë edhe në emër të kryetarit të shtetit.

Për dallim nga Tito Petkovski i cili në vitin 1997 Ligjin për përdorimin e flamujve të nacionaliteteve e dekretoi (brenda natës duke e botuar gazetën zyrtare ) duke e firmosur dekretin EDHE NË EMËR TË KRYETARIT TË SHTETIT Gligorov, kur ai ishte në udhëtim zyrtarë jashta shtetit.

Tani, Talat Xhaferi (edhe pse me vonesë për arsye të njohura) vetëm ka dërguar ligjet në (..Gazetën zyrtare të RM,, ) për publikim me FUSNOTË me arsyetim për mungesën e nënshkrimit të presidentit të shtetit .

Momentin e parafimit të ligjit në vitin 1997 nga Tito Petkovski Gjykata kushteuese e cilësoi në kundërshtim me kushtetutën , edhe pse ky parafim shkaktoi situatë dramatike duke mbetur si pasojë vrasje dhe rrahje brutale të shqiptarëve në Gostivar më 09.korrik.1997 nga forcat policore.

Ndërkaq ky veprim (mund të shpërfaq dilema nga Gjykata kushteuese) por nuk ka të bëjë me vepër penale në asnjë mënyrë !

(q.aliu )