Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö, këto kishte marrë pjesë në panairin e librit që ishte organizuar në qytetin finlandez Turku, ku me ç’rast kishte marrë pjesë në promovimin e librit të bashkëshortes së tij Jenni Haukiota.

Por, ajo çfarë u kishte rënë në sy ishte një veprim i presidentit finlandez i cili në mungesë të vendeve të lira gjatë promovimit të librit në një sallë, është fotografuar duke qëndruar i ulur në shkallë, transmeton Telegrafi.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë duartrokitur veprimin e tij, kurse shumë kanë komentuar se një gjë e tillë është plotësisht normale në Finlandë.

Ndërkaq presidenti finlandez ka shkruar në Twitter se ishte ndjerë shumë mirë derisa kishte qëndruar i ulur në shkallë, pasi për të me rëndësi kishte fjalimi i gruas gjatë promovimit të librit.

Muaj më parë mediat finlandeze kishin shkruar se presidenti finlandez gjatë një udhëtimit zyrtar në Kroaci, kishte udhëtuar me aeroplan “low cost” dhe se ishte ulur në kategorinë (ecnomic).