Shoqata “Eko Guerilla” ka kërkuar të shqyrtohet se si është ndërtuar sistemi i ri për furnizimin e ujit në Tetovë për shkak të defekteve të shpeshta dhe ndërprerjeve në furnizimin. Sipas tyre, Komision i pavarur duhet të përcaktojë nëse sistemi është bërë konform të gjitha standardeve.

“Defektet e shpeshta në rrjetin e porsandërtuar në Leshnicë lënë dyshime serioze për cilësinë̈ e ndërtimit, ku shumë qytetarë kanë humbur besimin në seriozitetin e punëve që realizohen apo porositen nga Komuna e Tetovës. Duhet një komision hetimor nga ekspertë̈ të pavarur të bëjë hulumtime në çfarë niveli është ky rrjet dhe nëse i përmbush standardet dhe parametrat e duhura për funksionim normal dhe furnizim të rregullt me ujë për pije për qytetin e Tetovës”, thuhet në kumtesën e “Eko Guerillës”.Sistemi ri i furnizimit me ujë në Tetovë është lëshuar në përdorim më 17 shtator 2017.(Zhurnal.mk)