Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Azbi Nuredini me rastin e 16 vjetorit të fillimit të luftës së UÇK-së në Tanushë të Shkupit ka lëshuar akuza të rënda ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke theksuar se kjo parti ka shkelur mbi gjakun e dëshmorëve të luftës për pasurime individuale e klanore.

“Sot BDI festuan fillimin e luftës 2001-shit duke na kujtuar se Shqiptarët i “fituan” të gjitha të drejtat me gjak! Faktet flasin se djemtë e UÇK-së bashkë me Shqiptarët dhanë gjakun, gjymtyrët dhe djersën për tu bë Shqiptarët të barabartë në këtë shtet, por nuk i gëzuan këta të drejta sepse BDI shkeli mbi gjakun e dëshmorëve, gjymtyrët e invalidëve dhe mundin e veteranëve duke shkel mbi: – ligjin për UÇK-në -gjuhën shqipe e cila ende nuk është e barabartë me maqedonishten -përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në administrat me vetëm 13.6% -buxhetin e shtetit i cili 99% harxhohet në vendbanime jo shqiptare Me gjakun e shqiptarëve BDI krijoi milionerët në partinë e vet, pengoi dhe nuk realizoi të drejtat e Shqiptarëve!”, thekson Nuredini.