Është nxjerrë nga lumi Vardar automjeti që Fol njoftoi më herët, konfirmuan për AIM nga Brigada Zjarrfikëse Territoriale e Qytetit të Shkupit.

Komandanti i Njësisë Zjarrfikëse Territoriale, Xvonko Tomevski deklaroi se automjeti është nxjerrë me intervenim të pesë zjarrfikësve dhe dy automjeteve zjarrfikëse. Intervenimi ka zgjatur rreth një orë. /Fol/