Gazeta prestigjoze, “New York Times” ka shkruar sot se Kina ka vrarë apo burgosur 18 deri në 20 burime të CIA-s që nga viti 2010 deri më 2012.

Hetuesit nuk e kanë zbuluar ende nëse pasur një spiun në CIA që i ka tradhtuar burimet apo nëse Kina ka hakuar sistemin e maskuar të komunikimeve të CIA-s, duke penguar kështu operacionet amerikane të spiunazhit.

CIA ndërkohë ka refuzuar të komentojë mbi të vërtetën e humbjes së shpërbimeve inteligjente, ndërsa mendohet se aktivitetet kineze nisën të shfaqeshin më 2010, kur agjencia amerikane e spiunazhit po pranonte informata shumë cilësore për qeverinë kineze nga burime brenda burokracisë.

Disa hetues besuan se Kina kishte sulmuar sistemin e komunikimit të fshehtë të CIA-s, ndërsa të tjerë mendonin se e çara erdhi si pasojë e një pune të pakujdesshme spiunazhi përfshi rrugët e njëjta të udhëtimit për të shkuar në pikëtakimet e njëjta apo takimet me burime në restorante ku kinezët kishin vendosur pajisje përgjimi, shkruan gazeta.

Deri më 2013, inteligjenca amerikane kishte arritur në përfundim se aftësia e Kinës për të identifikuar agjentët e saj ishte dobësuar, shkruan gazeta, dhe CIA është duke provuar të rindërtojë rrjetin e saj të spiunazhit atje.