Barack Obama u ka bërë thirrje amerikanëve të cilët e fishkëllejnë Donald Trumpin që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, gjatë fjalimit të tij të fundit në Konventën Kombëtare të Demokratëve.

“E dini, Donald nuk është vërtet një person që bën plane, e as nuk është vërtet person i fakteve.

Ai e quan veten biznesmen, gjë që është e vërtetë, por më duhet të them, njoh shumë burra dhe gra biznesmenë që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm pa lënë gjurmë të padive gjyqësore, pa lënë gjurmë të punëtorëve të papaguar dhe pa lënë gjurmë të njerëzve që janë ndier të mashtruar.

A beson ndokush vërtet se ky njeri, i cili i ka kaluar 70 vite të jetës së vet në këtë Tokë pa treguar respekt për punëtorët, do të jetë papritmas kampioni juaj? Zëri juaj?” tha Obama për Trump