Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI), e ka shpallur si organizatë terroriste organizatën e klerikut turk Fethullah Gulen.56 nga 57 ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të OBI-së në takimin përgatitor të 43-të të kësaj organizate e kanë mbështetur këtë vendim me përjashtim të përfaqësuesit të Egjiptit, i cili ka thënë: “Ne kemi respekt për vendimin e pranuar nga shumica por sidoqoftë duhet që këtë temë ta shqyrtojmë me Kajron” . Egjipti edhe më parë kishte abstenuar komunikatën e Kombeve të Bashkuara që dënonte tentativën për grusht shteti të 15 korrikut.