Pak kohë më parë, gashtë vjeçari Alex preku zemrën e miliona njerëzve në të gjithë botën me letrën që i kishte drejtuar Presidentit Obama. Në të ai shkruante se donte të ndihmonte 5 vjeçarin sirian Omran Daqneesh, imazhi i djalit të gjakos, i ulur në karrigen e ambulancës.

Ndërsa tani Alex pati mundësinë të takonte nga afër në Shtëpinë e Bardhë presidentin. Ai së bashku më prindërit dhe motrën e tij u ftuan në një takim me Barack Obamën.

 

Një pjesë nga takimi i tyre u publikua në rrjetet sociale të Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë që të rrit sensibilizimin për krizën e refugjatëve.

“Më pëlqeu shumë ajo që shkrove, kështu që vendosja t’ja tregoj të gjithëve”,- i tha Presidenti Obama djalit të vogël pasi e komplimenti për kostumin e tij.

“Je treguar shumë i mirë dhe i sjellshëm, kjo ndoshta i bën edhe njerëzit e tjerë të mendojnë si ty. Jam shumë krenar për ty”,- përfundon Obama.

.