OBRM-PDUKM-ja thekson se LSDM-ja nga frika me ballafaqim me qytetarët tenton ta shtyjë afatin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Nga kjo parti thonë se zgjedhjet lokale duhet të mbahen sa më parë së bashku me ato parlamentare.

“LSDM dhe shumica parlamentare duhet të mundësojnë funksionim të pandërprerë të njësive të pushtetit lokal dhe në afat sa më të shpejtë të shpallin vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti potencojnë se mbajtja e zgjedhjeve lokale, nuk ka asnjë lidhje me formimin e qeverisë dhe LSDM-ja nuk duhet të kërkojë arsyetime për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.