OBRM-PDUKM në kumtesën e sotme thekson se me paratë nga rezervat devizore dhe ankandet në tre muajt e kaluar, qeveria e LSDM-së ka mundur të bëjë investime serioze në infrastrukturën hekurudhore.

“Blerja e një treni dizel ose me energji elektrike, me të cilin do të udhëtonin dhe do të përfitonin qytetarët, kushton 4 mlionë euro. Në tre muajt e kaluar LSDM nga rezervat devizore dhe ankandet e nënshkruara të letrave shtetërore me vlerë, ka marrë 334 milionë euro”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se me paratë që kanë harxhuar LSDM dhe Zaevi është mundur të blehen 80 garnitura të reja për udhëtarët dhe të bëhen investime serioze në hekurudhë.

Nga partia opozitare shtorjnë pyetjen se për ç’farë janë harxhuar 334 milionë euro të marra nga rezervat devizore dhe ankandi i letrave shtetërore me vlerë.