OBRM-PDUKM sot përmes një komunikate përsërit qëndrimin se dalja nga kriza janë zgjedhjet e reja parlamentare duke theksuar se qytetarët vetëm në këtë mënyrë do të kenë mundësi të deklarohen rreth Deklaratës shqiptare. Sipas tyre, populli i ka lexuar mashtrimet e LSDM-së dhe nuk do të lejojnë të shkelen interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare.

“Partitë shqiptare vërtetuan se ka platformë, ndërsa kryetari i LSDM-së e ka detyre ta realizojë atë. Zaev është i kërcënuar, që të mos shkojë në burg, duhet të realizojë çdo gjë që kërkohet nga ai, të ndryshojë ligjin për gjuhët dhe ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në gjithë territorin, që do të çojë në ridefinimin e Maqedonisë në shtet binacional, të ndryshojë banknotat, uniformat dhe të gjykojë luftëtarët maqedonas për gjenoci”, thuhet mes tjerash në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti thonë se qytetarët janë me të drejtë të revoltuar dhe dalin në rrugë për 40 ditë.