Lënda e kompanisë publike “Strumica gaz” tashmë është në duart e Prokurorit Publik e cila nuk duhet të dorëzohet ndaj presioneve politike nga LSDM-ja. Provat e dërguara duhet të rishikohen në përputhje me ligjin. Kushdo që ka vjedhur duhet të përgjigjet, thuhet ndër të tjera në komunikatën e sotshme të OBRM-PDUKM.

 

“Opinioni e di për tenderat e kompanisë publike “Strumica Gaz” me të cilat Zoran Zaev e ka mbushur me para shokun e tij Mitko Andreevski, kryetar i komitetit të partisë për energjetikë. Kompania e personit, pa pronë dhe pasuri, e regjistruar në shtëpinë e gruas së tij ka marrë tenderët e “Strumica Gaz”. Skandal pa precedent. Krimineli tipik i aboluar Zoran Zaev dhe rrjeti i tij i tenderit ‘pompoi’ paratë e taksapaguesve për pasurim personal. Vetëm në tenderin e fundit të vitit 2016 është bërë dëm 700 mijë euro. Këto janë paratë e qytetarëve të cilët përfunduan në xhepat e Zaevit dhe shokët e tij të partisë”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.