OBRM-PDUKM-ja përmes një komunikate për media njofton se pas punës së mbrëmshme të siç thonë, zyrës së LSDM-së, është e qartë se PSP-ja bën sulm mbi OBRM-PDUKM-në. Sipas kësaj partie, synohet eliminimi politike dhe dobësimi i tyre dhe i Maqedonisë.

“Qëllimi është stigmatizimi dhe njollosja e qindra njerëzve nga OBRM-PDUKM-ja kundër të cilëve udhëhiqet proces fundi i të cilit është qëllim politik, dhe jo drejtësi. Ajo që ndodh me PSP-në nuk ka absolutisht lidhje me drejtësinë dhe është e lidhur me interesa politike të strukturave të caktuara”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Sipas kësaj partie, një proces i montuar politik ndaj një partie pa dëshmi, nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të Maqedonisë.