Nga Halil Kajolli

Sapo lexova një apel të Talat Xhaferit, i cili, vetëm kur është qykë i pimë del simpatik; i tregon krejt zorrët çka i ka në bark. Çfarë halli paska pasur sot ky që paska çu selam Mukit që mos t’i fusë duart në BFI dhe shteti të rrijë sa më larg këtij institucioni sepse nuk qenka institucion shtetëror.
Nuk ka parti në botë që më shumë se BDI-ja që i ka pasur edhe duart edhe këmbët në BFI. Në fakt, asnjë parti në botë nuk ia ka bërë institucionit fetar atë që ia ka bërë BDI-ja BFI-së.
Talat Xhaferi, si dhe shokët e tij të BDI-së kanë hëngër e pirë nga BFI-ja aq shumë, aq shumë kanë qenë të korruptuar nga Sulejman Rexhepi sa, sot, sikur mos të përzihej kjo Parti e tij, BFI-ja do ta mbante rrafsh dy vite Medresenë pa kurrfarë problemi!
Talat Xhaferi, dhe shumë hijena të kësaj Partie, aq shumë e kanë vjelë BFI-në sa, të gjithë viçat e dynjasë nuk do të kishin mundur ta thithin e ta shterrin më shumë.
Dhe, sot, kur e kanë uzurpuar BFI-në, për ta vjedhur sa më shumë përmes kryehajnit të Gostivarit, Shaqo “Cervadikut” sot ngrisin zërin duke thënë që të tjerët të rrinë sa më larg BFI-së? Atë çka BDI-ja i bëri BFI-së nuk del parti në botë që do t’ia kishte bërë.
Pse Talat Xhaferi e shokët e tij kërkojnë që institucionet shtetërore (Policia financiare, Drejtoria për të hyra publike, e institucionet përkatëse) të mos futen në BFI? Të gjithë myslimanët e vendit, të prirur nga Lëizja Myslimane për Reforma në BFI, kërkojnë, luten dhe insistojnë që sa më parë të futen brenda Prokuroria shtetëroe, organet e drejtësisë, organet që merren me financa, ata që merren me zbulimin dhe ndëshkimin e vjedhjeve dhe zhvatjeve, të futen dhe ta krehin mirë BFI-në, sepse, jemi më se të bindur se do të gjejnë shumë keqpërdorime të funksionarëve të lartë të BDI-së, të cilët, i kanë futur duart deri në bërryla në pronën dhe në vakëfin e Bashkësisë Fetare Islame në RMV. Përmes Shaqes nuk do të mund të mbulohet ky krim, sepse, nuk do të lejojnë myslimanët e devotshëm të këtij shteti. Lëvizja Myslimane kërkon dhe nuk do të pushojë deri në fund, deri sa të zbardhen të gjitha vjedhjet, të gjitha krimet, të gjitha korrupsionet, të gjitha përvetësimet e pronave që janë bërë, qofshin këta kriminelë edhe ata që pranojnë që fitrin, zeqatin, kurbanin e haxhin ta përdhosin!
Bashkësinë Fetare Islame nuk mund ta mbajë edhe më tej rob BDI-ja, sepse, shumë shpejt mund të iritohet tërë populli e të ngritet në këmbë. Nëse populli vendos të ngritet në këmbë kundër këtyre hajnave të BFI-së, atëherë, mund të marrë fund edhe vetë shteti. Prandaj, shteti sa më parë duhet ta krehë BFI-në, i pëlqeu kjo Talat Xhaferit apo jo!

(Autori është ish punëtor i BFI, i larguar nga Mulla Sula dhe këta që e shkarkuan atë!)