Apelet e shumta të faktorit ndërkombëtarë në adresë të presidentit Gjorgje Ivanov duke kërkuar që të rishqyrtojë vendimin duket si një ofenzivë e ashpër diplomatike ndërsa si përkrahje ndaj vendimit të tij ka ardhur vetëm nga MPJ e Rusisë derisa përfaqësuesja e lartë e BE-së gjatë qëndrimit në Maqedoni vetëm se ka deklaruar kështu: “Mos luani me zjarr”.

“Besoj se Shkupi akoma përballet me krizë politike dhe institucionale dhe kam frikë se ajo mund të kthehet në krizë ndëretnike”, ka thënë kështu Mogherini.

Ndërkohë që kolegu i saj ka rekomanduar se në demokraci duhet patjetër të pranohet shumica parlamentare edhe pse ajo mund të mos i pëlqejë kjo gjë, ndërkohë që me mesazhe të njejta kanë dalë edhe tre eurodeputetët.

Eduard Kukan, Knut Flakenshtajn dhe Ivo Vajgëll kanë dërguar mesazxh që të respektohet vendimi i qytetarëve dhe të pranohet shumica parlamentare.

Shefi i diplomacisë gjermane ZXigmar Gabriel dhe ai holandez Bert Kunders kanë shprehur shqetësimin e tyre për tensionet e mundëshme dhe kanë kërkuar që të respektohet dëshira e shumicës për ndryshme dhe presin nga shefi i shtetit që të ndryshojë vendimin.

Me mesazhe të njejta kanë dalë edhe sekretari shtetërorë për eurointegrime franceze Alem Dezxir dhe përfaqësuesi special i MPJ gjermane Kristijan Helbah gjatë vizitës në Shkup ka thënë se Ivanov është treguar shumë i mbyllur.

Ministri britanik për Europë Alan Dakhan gjatë letrës dërguar në Shkup ka thënë se 67 nga 120 deputetët janë shumicë dhe ka kërkuar nga Ivanov të rishqyrtojë vendimin, ndërkohë që me mesazh të qartë ka dal dhe ambasadori amerikan Bejli dhe ministrja e jashtme kanadeze përfshirë këtu edhe misionet e OSBE-së dhe ODIHR.

Në anën tjetër, përkrahje për Ivanovin ka ardhur vetëm nga dy anë nga MPJ ruse si dhe eurodeputetja Marijana Petir.