Me afrimin e afatit përfundimtar për dorëzimin e deklaratave tatimore, rritet edhe numri I qytetarëve pranë sportelave të Drejtorisë për të ardhura pubile.
 
 Deri më tani 220 mijë qytetarë kanë plotësuar obligimin ligjor, më së shumti janë paraqitur në qytetin e Shkupit. 
 
“Deri me sot në Drejtorinë e të ardhurave publike janë dorëzuar rreh 220 mijë deklarata tatimore vjetore por sipas të dhënave të tona presim të dorëzohen rreth 420 mijë. Edhe pse nga DAP me kohë I informon të gjithë qytetarët por cdo vit praktika përsëritet në 10 ditet e fundit dorëzohen një numër I madh të deklaratave tatimore vjetore. Në mënyrë elektronike do të mundë t ti dorëzojnë të gjithë ata persona të cilët kanë certifikat digjitale dhe këtë lloj qertifikate e kanë rreth 14 mijë persona fizikë”, shprehet Muhedin Avdiq nga DAP.  
 
Mos paraqitja me kohë të deklaratës tatimore vjetore qytetarët dënohen deri më 1000 mijë euro.
 
Të gjithë qytetarët të cilët në vitin 2016 përveq rrogave dhe pensionve kanë marë të holla tjera shtesë duhen të paraqiten tek Drejtoria për të ardhura publike.