Ministri i Drejtësisë, Jean Jamboni dhe ai i Punëve të Brendshme të Belgjikës, Koen Gensi kanë ofruar dorëheqje për shkak të sulmeve terroriste në Bruksel, por ato janë refuzuar nga kryeministri Charles Micheli.
Siç raporton “Reuters”-i autoritetet e Belgjikës janë në situatë jo të mirë, pasi presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të mërkurën pati deklaruar se ky shtet vitin e kaluar ka depërtuar për në Belgjikë sulmuesin vetëvrasës Ibrahim el Bakraoui, i cili të martën ka kryer sulmin vetëvrasës. 
Turqia, sipas Erdoganit, e ka paralajmëruar Belgjikën se ai është ekstremist.